Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Operacion kundër kontrabandës, sekuestrohen mijëra litra karburant, verë dhe parfume  

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 11:30 | Kronikë

Autoritetet e portit të Durrësit në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane kanë goditur një rast kontrabande karburanti, duke arrestuar dy persona.

Bëhet fjalë për vëllezërit SH.C dhe R.C, 41 dhe 43 vjeç, banues në Kavajë, të cilëve iu sekuestruan 25 mijë litra karburant të padeklaruar që ndodhej në anijen e tyre të peshkimit.

Vera e sekuestruar

Në të njëjtin operacion, janë sekuestruar edhe 120 shishe verë dhe 200 kuti me parfum të markave të ndryshme, të kontrabanduara, që po transportoheshin si kontrabandë në një autobus. Për këtë arsye, u ndaluan drejtuesi i mjetit, 49-vjeçari A.R. banues në Fier dhe N.D. vjeç, banues në Lushnjë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani