Partia e Lirisë mbështet ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin: Vendim pak i vonuar

Publikuar më: 7/9/2022, ora 14:04
17 SHKURT AGIM NESHO ORA 13 00 frame 13596 1024x576

Partia e Lirisë mbështet ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin: Vendim pak i vonuar

Publikuar më: 7/9/2022, ora 14:04

Partia e Lirisë shprehu mbështetje për vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi u konfirmua se ky shtet ishte pas sulmit kibernetik ndaj vendit tonë.

Nënkryetari i kësaj force politike, Agim Nesho, tha: “Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë, por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka pasur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare”.

Nesho shtoi se Partia e Lirisë mendon që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, BE-ja dhe SHBA-ja. “Sidomos në kushtet e sotme të cenimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pa kufizim të shtetasve nga këto vende jomiqësore, që realizojnë interesa antiperëndimore. Partia e Lirisë, mendon që ngjarjet e fundit duhet të sjellin reflektim në qeverisje dhe thekson rëndësinë e qartësisë në politikën e jashtme që i duhet Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian”.