Pse shprehja “drita e kuqe” lidhet me seksin?

Publikuar më: 7/9/2022, ora 22:32
amsterdam 1280x720

Pse shprehja “drita e kuqe” lidhet me seksin?

Publikuar më: 7/9/2022, ora 22:32

Që ngjyra e kuqe është ngjyra e dashurisë, pasionit, seksit kjo dihet. Por cila është origjina e simbolizmit të dritave të kuqe, imazhit dhe shprehjes që identifikon vendet e prostitucionit si dhe klubet, filmat, revistat dhe faqet me sfond seksual? Shprehja e dritës së kuqe u përhap në shekullin e 19-të dhe ka disa shpjegime. Më i përhapuri përfshin punonjësit e hekurudhave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët, në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, linin fenerë të kuq jashtë shtëpive publike që frekuentonin dikur.

PROSTITUTAT E AMSTERDAMIT. Një shpjegim tjetër i referohet tekstit biblik, ku flet për një prostitutë të quajtur Rahab, aktive në Jeriko, në dritaren e së cilës ishte lidhur një kordon i kuq. Ose, tradita mund të lidhet me Amsterdamin, qytetin me “lagjen e mëkatit” më të famshëm në botë, ku prostitutat dikur binin në sy nga klientët (sidomos peshkatarët) duke përdorur llamba të mbuluara me pëlhura të kuqërremta. Në këtë mënyrë ato ishin jo vetëm lehtësisht të dallueshme, por edhe më të bukura dhe magjepsëse, pasi drita e kuqe ëmbëlsonte tiparet dhe çdo papërsosmëri fizike.