Putin: Duam një rend të ri botëror

Publikuar më: 7/9/2022, ora 11:07

Putin: Duam një rend të ri botëror

Publikuar më: 7/9/2022, ora 11:07

Nga Vladivostoku, kritikoi sanksionet e Perëndimit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në forumin ekonomik të vendeve të lindjes, paralajmëroi se sanksionet janë një rrezik për mbarë botën, duke shtuar se ato minojnë ekonominë globale në atë që ai e quajti një përpjekje të kotë dhe agresive për të imponuar hegjemoninë e perëndimit. Putin tha se nuk ka asgjë të pazakontë në këtë pasi sipas tij, është një politikë e përdorur për dekada.

“Vendet e Perëndimit po përpiqen të ruajnë rendin e vjetër botëror, i cili është i dobishëm vetëm për ta. Ata po përpiqen t’i detyrojnë të gjithë të jetojnë sipas rregullave proverbiale që kanë menduar, të cilat i thyejnë rregullisht dhe i ndryshojnë shpesh, sipas nevojave të tyre imediate.”

Shefi i Kremlini vijoi më tej duke nënvizuar se niveli i lartë i zhvillimit industrial në Europë, standardet e jetesës, stabiliteti social dhe ekonomik po hidhen në zjarrin e sanksioneve. Putin pretendoi se e gjitha kjo po çohet dëm dhe po sakrifikohet vetëm me urdhra të Uashingtonit për të ruajtur diktaturën amerikane në çështjet globale. Presidenti rus njoftoi një ujdi të re mes Gazprom dhe Kinës për eksportimin e gazit natyror, me pagesat që do të kryhen gjysma në Rubla dhe gjysma në Juan.

“Përpara syve tanë, besim ndaj dollarit, euros dhe paundit si valuta në të cilat duhet të zgjidhen llogaritë, të mbahen rezerva, blihen asete, ka humbur. Hap pas hapi ne po largohemi nga përdorimi i monedhave të tilla jo të besueshme që janë kompromentuar. Edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara po e ulin gradualisht shumën e aseteve të tyre në dollarë, kjo shihet në statistika.”

Presidenti rus paralajmëroi se problemet në tregun global të ushqimit do të intensifikohen, me vendet e varfra që po humbasin qasjen në ushqim.