Rama për drejtorët e Policisë së Shtetit: Mbështetje të plotë të gjithëve, por ka drurë të shtrembër që duhen prerë

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:17
rama policia 1280x709

Rama për drejtorët e Policisë së Shtetit: Mbështetje të plotë të gjithëve, por ka drurë të shtrembër që duhen prerë

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:17

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, tha se të gjithë drejtorët kanë mbështetje të plotë politike, por shtoi se ka edhe “drurë të shtrembër” që duhen prerë.

“Kemi vendosur një raport respekti, besimi dhe të bazuar te mbështetja e plotë politike e të gjithë drejtuesve të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky është fakti, ashtu siç është fakt që ka drurë të shtrembër, shtrembësia e të cilëve ka rënë në sy sidomos në periudhën e fundit, që duhen prerë”, tha kreu i qeverisë.

“Ka ende për të bërë, për ta ngritur këtë trupë aty ku duhet. Policia vazhdon t’i paguajë kusure një drejtësie të kalbur e të korruptuar, që po pastrohet hap pas hapi nga lart-poshtë, por poshtë, aty ku merren vendimet e përditshme, është e mbytur nga llumi. Ka shumë raste ku policia ka harxhuar kohë dhe energji për të arrestuar ata që gjykatat u kanë rrahur shpatullat”, shtoi Rama.