Rama: Trajektorja e vrasjeve, në rënie

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:29
cuci rama rrumbullaku 1280x720

Rama: Trajektorja e vrasjeve, në rënie

Publikuar më: 7/9/2022, ora 16:29

Kryeministri Edi Rama deklaroi se trajektorja e vrasjeve në vendin tonë është në ulje.

“Pavarësisht se opinioni “bombardohet” me lajme që këtu vriten njerëz përditë, e kundërta është e vërtetë. Në vitin 2012 janë vrarë 125 njerëz dhe shifra e vrasjeve është përgjysmuar. Nëse vjet, deri në fund të korrikut, kishim 38 vrasje, sivjet ka 30”, tha Rama.

“Ky vit, si 7-mujor, është viti me numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vjet. Ky është fakt, jo opinioni im”, shtoi kryeministri.

Gjithsesi, sipas tij, muaji gusht ishte befasi alarmuese: “Një situatë e rënduar jo vetëm me vrasjet, por edhe me disa shenja të tjera shqetësuese. Por, kjo nuk e ndryshon faktin se gjithçka ka ndodhur në këtë gusht duhet të shërbejë si shuplakë për t’u ngritur në këmbë dhe për të vrapuar drejt objektivave shumë ambiciozë”.