Reforma e re territoriale, Mazniku: Kamza dhe Vora t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës

Publikuar më: 7/9/2022, ora 11:11

Reforma e re territoriale, Mazniku: Kamza dhe Vora t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës

Publikuar më: 7/9/2022, ora 11:11

Vora dhe Kamza t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ketë më shumë shërbime te qytetarët.

Këtë pohoi nënkryetari i bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku, në seancat dëgjimore në komisonin e reformës territoriale, ku të ftuar ishin bashkia e Lezhës, Maliqit dhe ish-kryetari i bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

“Elementi i parë, do të ishte një lirshmëri më e madhe e njësive administrative e bashkive për të ristrukturuar njësitë administrative. Bashkia e Tiranës ka tri njësi, të cilat kanë nga ana strukturore elemente shumë të ndryshme.

Për të përmirësuar ofrimin më të mirë të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, njësia administrative e Vorës dhe Kamzës, do të bënin shumë sens të ishin të bashkuara në qytetin e Tiranës”, u shpreh Mazniku.