Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rita Ora në kryeqytet e veshur me flamurin kuqezi dhe me motivet e valles shqiptare

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 17:03 | Aktualitet
Rita Ora në kryeqytet e veshur me flamurin kuqezi dhe me motivet e valles

E veshur edhe me flamurin kuqezi Rita Ora e ka nisur kështu koncertin e saj në Tiranë. Kishte përzgjedhur këngën ‘Ritual’ që ka në bashkëpunim me DJ Tiesto, si të parën për të perfomuar në kryeqytetin shqiptar, këngë të cilën nuk e kishte interpretuar në dy koncertet e para.

Artistja shqiptare e lindur në Kosovë, por e rritur në Britani u shpreh mirënjohëse për çdokënd që kishte dalë në shesh për të shijuar muzikën e saj.

Një nga momentet më të duartrokitura të koncertit ishte teksa interpretohej remix-i i njohur tanimë me motive të valles shqiptare.

Ashtu sikurse ishte parashikuar në koncertin e 6 shtatorit në sheshin Skënderbej interpretuan vetëm artiste vajza. Vetë këngëtarja rita ora kishte zgjedhur që në skenë të vinte me zëra femërorë edhe për të dhënë mesazhin se vajzat duhen të jenë të lira të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të respektohen. Kida, Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Efi Gjika dhe Luana Vjollca ishin vetëm disa nga emrat që iu bashkuan koncertit në shesh, e që u përmbyll jo vetëm me duartrokitje, por edhe me ndriçimin që shkonte deri në qiell.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli