Satelitët shqiptarë, shpallet fituese kompania amerikane

Publikuar më: 7/9/2022, ora 12:45
dy satelite 1280x720 1 1280x720

Satelitët shqiptarë, shpallet fituese kompania amerikane

Publikuar më: 7/9/2022, ora 12:45

Projekti i qeverisë shqiptare për të pajisur vendin me satelitë duket sikur po konkretizohet.  Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se tenderi për ndërtimin e satelitëve “ Albania 1 “ dhe “Albania 2” ka tashmë një fitues.

Bëhet fjalë për kompaninë amerikane “Satellogic USA Inc.”, e cila do të përfitojë 6 milionë dollarë nga kontrata që ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Kryeministri Edi Rama më parë njoftoi se satelitet do të ngriheshin në mars, por kjo nuk u arrit. Satelitët do të përdorën për një monitorim më të mirë të territorit në shërbim të çështjeve civile si ndërtimet pa leje, përkufizimi i zjarreve, por edhe kultivimin e narkotikëve ose vendgrumbullimet e paligjshme të plehrave.