Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Situata kriminale në vend, Komisioni i sigurisë thërret në seancë dëgjimore Çuçin dhe Gledis Nanon

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 15:31 | Politikë
Situata kriminale në vend, Komisioni i sigurisë thërret në

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka thirrur në seancë dëgjimore ministrin e Brendshëm Çuçi dhe ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano, për situatën kriminale në vend.

Këtë e ka pohuar nënkryetari i komisionit, Ferdinand Xhaferraj, i cili hodhi akuza se policia e shtetit është e lidhur me krimin në vend.

“Kujtoj që 3 ditë më parë, Gledis Nano do të deklaronte për një media franceze deklaratën shumë të rëndë që 14 eksponentë të rrezikshëm të botës së krimit i kishin shpëtuar arrestimit për arsye se operacionet ishin dekonspiruar. Kjo është deklaratë shumë e rëndë që vinte 4 ditë pasi drejtori ishte shkarkuar me arsyen e çuditshme për mos arritjen e objektivave, kur askush nuk e di cilat ishin objektivat. Situata e rendit dhe sigurisë në vend është shumë e rëndë dhe për të gjitha këto ne kemi thirrur ministrin e Brendshëm në seancë dëgjimore dhe ish-drejtorin e policisë Gledis Nano”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu