Thatësira dramatike zbulon anijen e mbytur 150 vjet më parë

Publikuar më: 7/9/2022, ora 14:52

Thatësira dramatike zbulon anijen e mbytur 150 vjet më parë

Publikuar më: 7/9/2022, ora 14:52

Pjesë të një anije me avull, e mbytur në vitin e largët 1870, kanë dalë në lumin Misuri pasi thatësira ka pushtuar Nebraskën.

Anija e quajtur Alabama e Veriut u mbyt pranë ishullit Goat, i cili është në kufirin mes Nebraskës dhe Dakotës së Jugut, dy shtete të përfshirë nga thatësira.

Anija mendohet se është mbytur pasi u përplas dhe pësoi një çarje në pjesën e poshtme të saj.

Mendohet se për herë të fundit, anija kishte dalë në sipërfaqe në vitin e largët 1904.