Aksident i frikshëm në Pogradec, përmbyset makina

Publikuar më: 8/9/2022, ora 11:00

Aksident i frikshëm në Pogradec, përmbyset makina

Publikuar më: 8/9/2022, ora 11:00

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, ku një makinë ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina është aksidentuar. Fatmirësisht, shoferi nuk ka pësuar dëmtime të rënda, por vetëm disa gërvishtje të lehta.

Policia po heton rrethanat e aksidentit, dyshohet që shkak ka qenë shpejtësia e lartë.