Aleati i Putin dërgon ushtrinë në kufi me Poloninë

Publikuar më: 8/9/2022, ora 13:53

Aleati i Putin dërgon ushtrinë në kufi me Poloninë

Publikuar më: 8/9/2022, ora 13:53

Bjellorusia ka nisur një stërvitje të madhe ushtarake në qytetin e Brestit, i cili ndodhet vetëm 9 kilometra nga kufiri me Poloninë dhe 32 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Bjellorusia është aleati kryesor i Vladimir Putin në luftën e tij në Ukrainë. Në këtë stërvitje, ushtria do të kryejë manovra të ngjashme me ato të “çlirimit të territorit të pushtuar nga armiku”.

Daily Mail shkruan se edhe Putin përdori të njëjtën retorikë të ngjashme për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.

Prej muajsh, Minsku ka ngritur shqetësimin duke pretenduar se vendet anëtare të NATO-s kanë vendosur ushtrinë pranë kufijve të saj, në Poloni, Lituani dhe Letoni. Në këtë situatë, duket se vjen edhe shtimi i intensitetit të stërvitjeve ushtarake, si kundërpërgjigje.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka bërë të ditur se stërvitja do të zgjasë deri më 14 shtator. Në këtë stërvitje, po marrin pjesë rreth 7500 personel ushtarak, 260 automjete të blinduara dhe rreth 30 avionë e helikopterë.