Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ballkani ndaj Cluj, Daja: Nuk do të jemi kalimtarë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 15:53 | Futboll
Ballkani ndaj Cluj, Daja: Nuk do të jemi kalimtarë

Ballkani kërkon të shkruajë historinë në Conference League e të tregojë se jo rastësisht ndodhet në fazën e grupeve.

Dardanët përballen sot në mbrëmje me rumunët e Cluj. Në prag të sfidës, trajneri i skuadrës, Ilir Daja, theksoi se Ballkani nuk do të jetë një skuadër kalimtare, por do të tregojë se është i barabartë me kundërshtarët. 

“Kundërshtarët janë të fortë, por besoj se do ta provojmë dhe në forcon tonë. Me grupin që kemi në dispozicion, pavarësisht se e dimë forcën e kundërshtarit do të provojmë se ne jemi të barabartë. Këtu nuk kemi ardhur rastësisht, por kemi ardhur me rezultate”, tha Ilir Daja.

Edhe futbollisti Lumbardh Devolla u shpreh se djemtë do të japin më të mirën dhe fokusi është vetëm te ndeshja e radhës. Ballkani do të luajë sot përballë Cluj-it në orën 18:45, takim i parë ky për një skuadër dardanë në fazë e grupeve të një garë europiane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani