Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Boçi: Ndajmë të njëjtin qëndrim me grupimin e Alibeajt për "territorialen". Opozita vendosi datën e protestës

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 11:21 | Politikë
Boçi: Ndajmë të njëjtin qëndrim me grupimin e

Luçiano Boçi, deputet i PD-së, u shpreh në një intervistë me gazetaren e A2 CNN, Arestina Skënderi, se grupi i Berishës dhe ai i Alibeajt ndajnë të njëjtin qëndrim për reformën territoriale.

“Kur mendojmë ndryshe për gjëra të tjera, nuk do të thotë që për territorin të mos mendojmë njësoj. Si Bylykbashi, edhe zonja Çupi ndajnë të njëjtin shqetësim se mungon ofrimi i shërbimeve te qytetari, ka mungesë fleksibiliteti të bashkive që t’i ofrojnë zonave periferike shërbime edhe pse taksat ia marrin njësoj si zona afër qendrës.

Unë kam dyshimet e mia se si sillet mazhoranca, objektivat që ajo ka. Të bësh qëllim kryesor të betejës politike, një reformë që nuk e ke ti në dorë, është si të bjerë kauza pa nisur.

Por ne qëndrimet i kemi të shtohen njësitë bashkiake, të shtohet shërbimi edhe ndarja të shikohet, por jo për interesa elektorale, pra të shtimit të sa më shumë votave. Pra, të jetë në funksion të asaj që ka në thelb pushteti lokal, të jetë sa më pranë qytetarit”, tha Boçi.

Më tej, ai foli edhe për protestën e 13 shtatorit, për të cilën theksoi se është një datë e vendosur nga opozita dhe jo vetëm nga Partia e Lirisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë