Britanikët në zi për Mbretëreshën, turma njerëzish mblidhen jashtë Buckingham Palace
Britanikët në zi për Mbretëreshën, turma njerëzish mblidhen jashtë Buckingham Palace
Turma shpërtheu në lot gjatë himnit kombëtar, jashtë Buckingham Palace, ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Shumë njerëz u panë duke qarë, pasi flamuri u ul në gjysmështizë.
Një njoftim për vdekjen e Mbretëreshës u vendos në portat jashtë.
Pak më vonë, turmat brohoritën dhe duartrokitën për Mbretëreshën, ndërsa njerëzit kanë filluar të vendosin buqeta me lule, jashtë rezidencës së Mbretëreshës Windsor.