Butrinti, Kuvendi rrëzon kërkesën e deputetes demokrate për interpelancë me ministren e Kulturës

Publikuar më: 8/9/2022, ora 10:35
theatre ruins unesco world heritage site butrint albania.ngsversion.1465502760821.adapt .1900.1 1083x720

Butrinti, Kuvendi rrëzon kërkesën e deputetes demokrate për interpelancë me ministren e Kulturës

Publikuar më: 8/9/2022, ora 10:35

Kuvendi ka rrëzuar me 52 vota kundër kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, për interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti, në lidhje me caktimin e arkeologut britanik, Richard Hodges, në bordin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.

“Richard Hodges, u përzgjodh nga Ministria e Kulturës. Jam shumë kurioze, çfarë thanë ata pesë të tjerët, që qenka Hodges më i mirë. Cilët kritere nuk plotësonin për të qenë në bordin e Butrintit. Të vijë ministrja të na e thotë. Kur është hapur thirrja, kush janë kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur, a ka plane të tjera që fshihen për Butrintin, apo ka parë thjesht në CV që ka qenë këshilltar i Ramës, kur ai ka qenë ministër i Kulturës”, tha Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Opozita akuzon zotin Hodges se ka mbajtur qëndrime antishqiptare, pasi ka deklaruar se Butrinti nuk është banuar asnjëherë nga shqiptarët duke iu dhënë padrejtësisht Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913. Opozita ka kërkuar edhe shpalljen non grata të Hodges për këto deklarata.