
Chelsea gjen zëvendësuesin e Tuchel
Graham Potter është bërë trajneri i ri i Chelsea. Mediat angleze publikojnë se tekniku aktual i Brighton do të jetë në stolin e “Bluve” të Londrës në ndeshjen ndaj Fulham, të shtunën.
Potter u zyrtarizua shumë shpejt nga Chelsea, që nuk kërkon të humbasë më shumë kohë për të zëvendësuar Thomas Tuchelin, i cili do të marrë dëmshpërblim rreth 15 milionë euro për prishjen e njëanshme të kontratës.

Potter mori lejen nga drejtuesit e Brightonit për të nisur bisedimet me pronarët e Chelsea të mërkurën pasdite.