Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Dy kate nëntokë dhe 7 mbi tokë pa asnjë letër”, nis nga Farka operacioni i konfiskimit të ndërtimeve pa leje

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 15:47 | Aktualitet
“Dy kate nëntokë dhe 7 mbi tokë pa asnjë

Ka nisur nga Farka operacioni i konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit. Bëhet fjalë për një objek me 2 kate nëntokë dhe 7 kate mbi tokë i ndërtuar pa leje.

“Kemi dy kate nëntokë dhe 7 kate mbi tokë pa asnjë letër. Sesi ka ndodhur është mister për ne. Por ky aksion ka të bëjë me hetimin e çdo veprimi që është apo nuk është bërë nga institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë territorin”, tha ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kreun e IKMT-së, Dallëndyshe Bici dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, bëri të ditur edhe mundësitë për investitorët dhe pronarët që kanë kanë shkelur ligjin, ku në çdo rast nuk përjashtohen nga gjoba.

“Ndërtuesit mund t'i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në Bankën e Shqipërisë në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t'i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet. Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit. Në të dyja rastet, ndërtuesi do të jetë i detyruar të paguajë gjobën, po do ketë të drejtën e lejes dhe nuk do ndiqet penalisht. Nëse nuk do të pranojë atëherë kjo ndërtesë do të konfiskohet dhe do të ndiqet penalisht përveç gjobës që paguhet në të gjitha rastet”.

Në këtë aksion, sqaroi Balluku, nuk bëjnë pjesë ndërtesat e paligjshme që janë ngritur nga ata qytetarë për të strehuar familjen, por synimi është zbatimi i ligjit.

“Synimi është të vendosim ligjin dhe të dekurajojmë investitorët dhe pronarët e këtyre veprave, është e pamundur që të marrësh leje për 7 kate dhe ta bësh 12-katëshe apo të ndërtosh në mes të qytetit pa marrë leje fare pa pyetur për ligjin dhe askënd. Pasi të përfundojmë do të ulemi të negociojmë me investitorët për ndjekjen e procedurave”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë