Energjia 42 lekë mbi 800 kWh, debate në Kuvend

Publikuar më: 8/9/2022, ora 11:48

Energjia 42 lekë mbi 800 kWh, debate në Kuvend

Publikuar më: 8/9/2022, ora 11:48

Në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, kryeministri Rama foli për paketën antikrizë dhe krizën e energjisë. Ai përsëriti se mbi 800 kWh, energjia do të paguhet me 42 lekë.

Kjo solli reagimin e opozitës. Deputeti Helidon Bushati tentoi të reagonte nga vendi, por ju tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, se po shkelte rregulloren.

Mëngjesin e së enjtes, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se për shkak të krizës së çmimeve të energjisë, qeveria ka vendosur të ndërmarrë masa, për të shmangur vështirësitë.

“Kjo paketë nis me vendosjen e fashës 800 kWh, që prek një grup shumë të vogël abonentësh, mbi 96% konsumojnë nën 800 kWh në muaj”, tha Balluku.

“Sipas llogarive tona, efektet e fashës 800 kWh nga data 1 tetor, në 15 muajt e ardhshëm, do të kursejmë 100 milionë euro. Gjithashtu, parashikohet të kemi edhe një ulje me 2,5 herë të konsumit të përgjithshëm të energjisë”.