Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë një 40-vjeçar

Publikuar më: 8/9/2022, ora 08:29
aksident 2 1 1280x720

Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë një 40-vjeçar

Publikuar më: 8/9/2022, ora 08:29

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në Himarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tërbaç, aty ku shtetasi L.H, 40 vjeç, sipas burimeve, ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.