“Jeni ëmbëlsira për në fund!”. “Je shoqëruar me gjithë rrugaçët e Tiranës”. Debate mes Ramës dhe Spahos në Kuvend

Publikuar më: 8/9/2022, ora 11:43

“Jeni ëmbëlsira për në fund!”. “Je shoqëruar me gjithë rrugaçët e Tiranës”. Debate mes Ramës dhe Spahos në Kuvend

Publikuar më: 8/9/2022, ora 11:43

Një kërkesë e deputetit demokrat, Edmond Spaho, për radhën e foltores në Parlament, ka shkaktuar debate mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama.

Deputetët e PD, që mbështesin Sali Berishën, konsiderohen si të pavarur nga Kuvendi, edhe pse “de facto” ata kanë kontrollin në parti. “Në çdo listë diskutimesh, ne jemi të renditur të fundit. Përse mbahet ky qëndrim. Nëse ju padrejtësisht na keni caktuar të jemi të pavarur, kur unë nuk ndjehem i pavarur, së paku na trajtoni me një fije dinjitet, na alternoni”, tha Spaho.

“Ëmbëlsira për në fund është”, i tha Rama. Kaq ka mjaftuar për të sjellë reagimin e Spahos. “Por ëmbëlsira më e madhe jeni ju, dhe duam t’iu dëgjojmë deri në fund. Aq më tepër që nuk iu kemi pasur midis nesh dhe për çdo gjë që thua, hedh vetëm batuta. Dhe nuk habitem sepse me Saçin je rritur. Ta kam thënë edhe një herë, tek ura e Lanës, atje e ke marrë edukatën. Me gjithë rrugaçët dhe idiotët e Tiranës je rritur dhe këtë e reflekton këtu”.