Jepet dënimi i parë i përjetshëm për një 18 vjeçar në Suedi

Publikuar më: 8/9/2022, ora 19:26
123818966 malmo1

Jepet dënimi i parë i përjetshëm për një 18 vjeçar në Suedi

Publikuar më: 8/9/2022, ora 19:26

Një 18-vjeçar që vrau dy mësues në një shkollë të mesme suedeze në mars të këtij viti është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm.

Fabian Cederholm u shpall fajtor për sulmin në të cilin përdori thika dhe një hanxhar, ndërkohë që motivi i këtij krimi është ende i paqartë.

Rreth 50 studentë u mbyllën brenda klasave gjatë sulmit në shkollën latine të Malmos. Cederholm besohet të jetë 18-vjeçari i parë që do të dënohet me burgim të përjetshëm në Suedi.

Sulmuesi, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë e  kreu sulmin më 21 mars në shkollën e arteve krijuese, ku kishte qenë student.

Mësuesit, Victoria Edstrom dhe Sara Book, u gjetën pa jetë 10 minuta pasi policia u njoftua.