Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Shenjoi një epokë", Joe Biden udhëheq homazhet për Mbretëreshën e Anglisë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 21:01 | Bota
"Shenjoi një epokë", Joe Biden udhëheq homazhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, me anë të një komunikate zyrtare reaguan për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke e quajtur atë “burim krenarie për breza të tërë”.

“Mbretëresha Elizabeth II ishte më shumë sesa një monarke. Ajo shenjoi një epokë. Sot, lutjet tona dhe të të gjithë njerëzve në SHBA janë me popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth. Ne u shprehim ngushëllimet më të thella Familjes Mbretërore, të cilët nuk po vajtojnë vetëm Mbretëreshën e tyre, por nënën e dashur, gjyshen dhe stërgjyshen”, lexohet në komunikatë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se Mbretëresha ishte një monarke me “zemër të madhe” dhe një “mikeshë e Francës”.

“Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth II mishëronte vazhdimësinë e kombit britanik dhe bashkimin për mbi 70 vite. E mbaj mend si mikeshë të Francës, një mbretëreshë me zemër të madhe, e cila la mbresa në vendin e saj dhe në shekullin ku jetoi”, shkruan Macron.

Ndërkohë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e përshkroi Mbretëreshën si “shembull për t’u ndjekur dhe frymëzim për miliona njerëz”. Ai nënvizoi rolin e saj në rregullimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, pas “tmerreve të Luftës së Dytë Botërore”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani