Masat antikrizë, Blushi: Paketë thërrimesh, të miratohet nisma jonë për indeksimin e pagave

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:42
SINK TEDI BLUSHI frame 0 1280x720

Masat antikrizë, Blushi: Paketë thërrimesh, të miratohet nisma jonë për indeksimin e pagave

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:42

Partia e Lirisë e cilësoi si një paketë thërrimesh planin e qeverisë për përballimin e krizës dhe bëri thirrje që të miratohet projektligji i saj për indeksimin e pagave, i depozituar këto ditë në Kuvend.

“Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe “thërrimet” që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre!

Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:

📈 – Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

📈-  Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

📈- Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.

📈- Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit”, u shpreh Blushi.