Mbretëresha e Anglisë ndërroi jetë, Liz Truss: Jemi të tronditur

Publikuar më: 8/9/2022, ora 20:52
truss mbreteresha anglise vdekja 1280x720

Mbretëresha e Anglisë ndërroi jetë, Liz Truss: Jemi të tronditur

Publikuar më: 8/9/2022, ora 20:52

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, në fjalimin e saj jashtë Downing Street, deklaroi se lajmi i vdekjes së Mbretëreshës “na ka tronditur të gjithëve”.

“Është një tronditje e madhe për kombin dhe për të gjithë botën. Mbretëresha ishte një gur themeli mbi të cilën u ndërtua Britania modern. Britania sot është një vend i mrekullueshëm për meritë të saj”, tha Truss.

Kryeministrja shtoi se Mbretëresha ishte frymëzimi i saj, ashtu siç ka qenë edhe për shumë britanikë të tjerë: “Përkushtimi i saj ndaj detyrës është një shembull për të gjithë ne”.