20 Olimpiada, 17 Kupa Bote, 67 Liga të Kampionëve, 70 Kupa të Mbretëreshës… gjatë 7 dekadave të mbretërimit të saj, Elizabeth II dëshmoi shumë imazhe që shenjuan sportin dhe historinë.
“Shumicën e pushimeve verore në Balmoral, e gjithë familja luante futboll, me mbretëreshën e vogël që luante si portiere”, thonte Robert Jobson, një gazetar i specializuar në Familjen Mbretërore Britanike.
Por futbolli ishte gjithmonë i lidhur me mbretërimin e Elizabeth II, e cila u kurorëzua një muaj pas finales së FA Cup, në 1953. Ishte 2 maj dhe gjatë atij muaji deri më 2 qershor, koincidenca totale e dy ngjarjeve bëri që të rritej shumë blerja e televizorëve në Britani. Anglia pa Mbretëreshën e saj të re duke i dorëzuar kupën kapitenit të Blackpool dhe njërit prej lojtarëve më të mëdhenj në histori, Stanley Matthews.
Pas kësaj, prania e Mbretëreshës në tribunën e stadiumit Wembley u bë zakon, derisa në vitin 1966 Anglia fitoi Kupën e saj të parë (dhe të vetme) të Botës dhe Bobby Moore mori kupën, që atëherë quhej Jules Rimet, nga duart e Elizabeth II. Një tjetër moment ikonik i mbretërimit të saj, që kapiteni legjendar i “Tre Luanëve” e ka kujtuar gjithmonë me humor: “Pashë duart e mia dhe ato ishin zhul. U mundova t’i pastroja me nxitim, për të mos njollosur dorezat e bardha të Mbretëreshës”.
Edhe pse Mbretëresha gjithmonë u përpoq të ruante neutralitetin e saj në këtë çështje, burime nga Familja Mbretërore sigurojnë se Elizabeth II kishte një parapëlqim për skuadrën e West Ham në vitet ‘60, pikërisht kur Bobby Moore ishte kapiten. Por, më vonë, në vitin 2007, ajo do të shprehte shumë simpati për Arsenalin e Arsene Wenger, të cilin e priti në Buckingham Palace, pasi fitoi një Kupë FA.
Si rezultat i atij takimi, Cesc Fábregas, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në ngjarje, komentoi: “Mbretëresha është një admiruese e madhe e Arsenalit”.
Përtej lidhjeve të ngushta me botën e futbollit,Mmbretëresha kishte një pasion të madh edhe për kuajt. Për këtë arsye, gjatë mbretërimit të saj, Elizabeth II bleu kuaj të racës së pastër me të cilët fitoi edhe Kupën e Artë në Royal Ascot ose në klasikët britanikë, si Derbi Epson, Oaks ose St.Leger.