Paketa 2 e rezistencës sociale, rritet paga minimale dhe indeksohen pensionet dhe ndihma ekonomike

Publikuar më: 8/9/2022, ora 12:36

Paketa 2 e rezistencës sociale, rritet paga minimale dhe indeksohen pensionet dhe ndihma ekonomike

Publikuar më: 8/9/2022, ora 12:36

Ndryshe nga sa ndodhi në paketën e parë e cila përfundoi në qershor, pensionistët dhe shtresat e tjera më në nevojë nuk do të marrin 3 mijë lekë çdo muaj. Deri në fund të këtij viti, të moshuarit në fshat do të marrin 600 lekë më tepër, ndërsa ata në qytet rreth 1 mijë lekë. E njëjta vlen edhe për familjet që marrin ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe, kategori të cilat do të marrin përkatësisht 700 dhe 800 lekë më shumë.

Të punësuarit në administratë, nga ky muaj do të kenë mesatarisht 5 mijë lekë më tepër në xhepat e tyre, policët 5 mijë e 560 dhe punonjësit e burgjeve pak më shumë se 10 mijë lekë. Ndërkohë paga minimale rritet në 34 mijë lekë.

Ndërkohë mbështetje do të ketë edhe ndaj sektorëve më të prekur nga kriza e çmimeve. Për sektorin e bujqësisë do të jepen 70 milionë lekë më shumë, ndërsa peshkimit do t’i akordohen 200 milionë lekë për rimbursimin e TVSH-së. Subvencionim do të ketë edhe për transportin publik në naftën që blejnë dhe do të vijojë mbështetja ndaj bizneseve.

Masat e prezantuara të enjten nga qeveria, do të hyjnë menjëherë në fuqi dhe efektet e pjesës më të madhe të tyre do të shtrihen deri më 31 dhjetor.