“Portieri i gafave” kthehet në Premier League

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:38
karius

“Portieri i gafave” kthehet në Premier League

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:38

Pas eksperiencës së fundit me Union Berlin në Gjermani, Loris Karius përgatit rikthimin në Premier League, teksa është pranë firmës me Newcastle. Pasi përfundoi kontratën me Liverpool, portieri është i lirë nga detyrimet dhe mund të bashkohet me klubin e ri, edhe pas përfundimit të merkatos.

Gardiani i gafave ndaj Real Madrid në finalen e Champions League, në vitin 2018, tashmë është gati t’ia nisë nga e para në Angli. Te Newcastle së fundmi është dëmtuar portieri i dytë, Karl Dalow që ka probleme me ligamentet e kyçit dhe pritet të mungojë për një kohë të konsiderueshme.

Kështu, drejtuesit e Newcastle kanë menduar të nënshkruajnë Karius.