Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rritja e çmimeve nuk ndalet, rekordi i radhës, shkon në 8% inflacioni në muajin gusht

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 21:39 | Ekonomi
Rritja e çmimeve nuk ndalet, rekordi i radhës, shkon në 8%

Arrin në 8% inflacioni i muajit gusht, një rekord i ri ky i rritjes së çmimeve në dy dekadat e fundit. Familjet shqiptare kanë paguar rreth 4 mijë e 900 lekë më shumë se në gushtin e vitit të kaluar, për të siguruar të njëjtën sasi të produkteve të shportës bazë, si buka, qumështi, veza, etj.

Edhe transportin, shqiptarët e kanë paguar rreth 1 mijë lekë më shtrenjtë, ndikuar nga çmimet e larta të karburanteve. Shpenzimet u shtuan me 3.2% edhe për të paguar qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji.

Kjo shifër pritet të rritet në muajt në vijim, sepse pas 1 tetorit, mbi 20 mijë familje parashikohet të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike që faturohet mbi 800 Kw/h.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja e çmimeve pritet të vijojë, ndikuar nga çmimet e importit, ndërsa normalizimi i situatës mund të vijë vetëm në muajt e parë të vitit 2024.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani