“Sa më e dobët Serbia, aq më e ashpër”, Kurti: Erdogan në Serbi jo për Kosovën, por për Bosnjën

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:38

“Sa më e dobët Serbia, aq më e ashpër”, Kurti: Erdogan në Serbi jo për Kosovën, por për Bosnjën

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi vendimin e qeverisë së Serbisë për të intonuar himnin serb në fillim të vitit të ri akademik në të gjitha shkollat e vendit, duke thënë se “sa më i dobët të jetë shteti serb, aq më i ashpër bëhet”. Gjithashtu, komentoi dhe vizitën e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në Serbi.

 “Nuk bëhet fjalë për kurrfarë veprimi demokratik e human, përkundrazi sa më e dobët që është Serbia karshi Kosovës, aq më shumë po egërsohet ajo. Andaj edhe një lloj agresiviteti të shtuar të Serbisë duhet ta kuptojmë brenda dobësimit të saj në përgjithësi. Kosova është shtet i pavarur sovran dhe demokratik, i cili angazhohet për të gjithë qytetarët pa dallim, por natyrisht në angazhohemi edhe për shqiptarët në Serbi. Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet, mik e aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet mes Kosovës e Serbisë, tash Kosova nuk është aty temë, por është palë, bëhet me ndërmjetësim të Brukselit dhe ndihmohet nga SHBA-ja. Nesër vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë Lajçakun, ndihma e gjitha shteteve mike është e mirëseardhur. Por, tash agjendat se kur vizitojnë e ku burrështetasit e shteteve mike, nuk mund ta kuptojmë plotësisht. Përshtypja ime është se jo vizitë kishte më tepër të bënte me Bosnjën, sepse e konsiderojnë vend shumë më të rrezikuar se Kosova, andaj edhe vizita ishte në Serbi dhe Kroaci. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë. Vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjë. Nuk është se ne mund ta dimë qind për qind, ku, çka, kush shkon.”