Shkolla e harruar e Kërkovës, edhe këtë vit, asnjë kusht për zhvillimin e mësimit

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:10

Shkolla e harruar e Kërkovës, edhe këtë vit, asnjë kusht për zhvillimin e mësimit

Publikuar më: 8/9/2022, ora 16:10

Më 12 shtator, fëmijët e Kërkovës në Vlorë do të mësojnë në këtë godinë, vetëm 11 kilometra larg qytetit të Vlorës. Shkolla e tyre “Hajredin Haxhiraj” as këtë vit nuk ka njohur investime dhe mësimi për disa dhjetëra nxënës do të rinisë në të njëjtat kushte si më parë.

Për herë të fundit, restaurimet në këtë shkollë janë kryer nga një fondacion i huaj në tetorin e vitit 2002. Që atëherë autoritet shqiptare, përgjegjëse për arsimin, nuk kanë vënë dorë as për përmirësimin e gjendjes së godinës apo ambienteve të brendshme të saj.

Kjo është arsyeja se pse vit pas viti nxënësit largohen për në shkollat e qytetit të Vlorës, duke rënduar akoma më shumë financat e familjeve që paguajnë vetë transportin.