Tifozët përleshen në Francë, shtyhet ndeshja e Conference League

Publikuar më: 8/9/2022, ora 19:00

Tifozët përleshen në Francë, shtyhet ndeshja e Conference League

Publikuar më: 8/9/2022, ora 19:00

Ndeshja Nice-Koln, e vlefshme për Conference League, është shtyrë për shkak të incidenteve të rënda mes tifozëve.

Dueli, që duhej të niste në 18:45, nuk ka filluar për shkak të përleshjeve në shkallët e stadiumit.

Autoritetet kërkojnë të anulohet ndeshja prej incidenteve të rënda, UEFA ngulmon të vendoset rendi edhe të luhet.

Edhe para se të hynin në stadium, tifozët e të dyja ekipeve janë përleshur në rrugët e qytetit francez.