Tjetër masakër në SHBA, i riu vret 4 persona duke i filmuar live

Publikuar më: 8/9/2022, ora 09:06

Tjetër masakër në SHBA, i riu vret 4 persona duke i filmuar live

Publikuar më: 8/9/2022, ora 09:06

Një tjetër masakër, një tjetër vrasje e regjistruar live në rrjetet sociale.

Një 19-vjeçar afroamerikan është arrestuar në Memfis në Tenesi, pasi akuzohet për vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e të paktën tre të tjerëve, për arsye ende të paqarta.

Një nga vrasjet e të riut të identifikuar si Ezekiel D. Kelly është e regjistruar live në Facebook, ku autori paralajmëron vrasjen. “Po shkoj dhe do ta bëj në mënyrën time, me kamera. Do ta bëj me të vërtetë, jam serioz. Mos mendoni se po bëj shaka”, janë fjalët e tij teksa shihet duke dalë nga automjeti i tij për t’u futur në një dyqan, aty ku shihet për një fragment një nga viktimat, me shumë mundësi pronari i dyqanit me të cilin i riu kishte pasur një diskutim banal.

Por skena e krimit të tij ka qenë më e gjerë, ku ai ka shtënë të paktën shtatë herë në vende të ndryshme të qytetit, aq sa forcat e policisë, përpara se ta arrestonin kishin përhapur urdhrin për banorët e disa lagjeve të qytetit të mos dilnin nga banesat e tyre.