Turi më prestigjioz i motorëve, motoristët nga 31 vende të botës zgjedhin Shqipërinë

Publikuar më: 8/9/2022, ora 17:01

Turi më prestigjioz i motorëve, motoristët nga 31 vende të botës zgjedhin Shqipërinë

Publikuar më: 8/9/2022, ora 17:01

Një nga turet më prestigjioze të motorëve në botë është duke u mbajtur për herë të parë në Europë, e pikërisht në Shqipëri.

Motoristë nga 31 vende të botës janë duke udhëtuar me dyrrotakët e kompanisë BMW në disa prej shtigjeve të vështira shqiptare, ku ditët e fundit janë ndaluar edhe në Kolonjë. Ata tregojnë emocionet e marra nga kjo zonë, teksa tregojnë se do të rikthehen përsëri si turistë, pasi ndihen të mahnitur me mikpritjen shqiptare.

Ralf Rodepeter, një nga organizatorët e eventit tha se zgjodhën Shqipërinë për shkak se është një vend i paprekur dhe ka bukuri natyrore të padëmtuara.

“Jemi të lumtur që po mbajmë këtë aktivitet në Shqipëri, hera e parë që jemi në Europë, zgjodhëm Shqipërinë. Vend shumë i bukur për motoristët, njerëz nga e gjithë bota kanë ardhur këtu, nga 31 vende të cilët janë mahnitur nga Kolonja dhe Shqipëria. Gjëja që me pëlqeu me tepër në Kolonjë është zyra e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Rodepeter.

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai tregoi se është privilegj për të pritur një garë prestigjioze si kjo ndërkohë që kërkon që turizmi të jetë çelësi i ekonomisë së bashkisë që ai drejton.

200 persona, 126 motorë do të udhëtojnë nëpër Shqipëri për 7 ditë më radhë.