Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vdekja e Mbretëreshës, Osmani: Fundi i një epoke, që do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 21:38 | Kosova
Vdekja e Mbretëreshës, Osmani: Fundi i një epoke, që do

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e saj do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë. Me këtë mesazh, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II. Në mesazhin e saj, Osmani thekson ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës në ditët më të errëta dhe sot ndjen humbjen e madhe të britanikëve.

Mesazhi i Vjosa Osmanit:

Qytetarët e Republikës së Kosovës, krahas miliona njerëzve anë e mbanë botës, janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Mbretëresha Elizabeta e udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar me zell, me hir e përulësi dhe e vendosi shërbimin dhe detyrën ndaj vendit të saj mbi çdo gjë tjetër. Ajo ishte një udhëheqëse e vërtetë dhe një grua e jashtëzakonshme.

Vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.

Populli i Mbretërisë së Bashkuar na erdhi në ndihmë në ditët tona më të errëta, ndaj sot ne bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

U prehtë në paqe Lartmadhëria e Saj!

A2 CNN Livestream

Dita jonë