Aksident me pasojë një të vdekur në Korçë-Pogradec

Publikuar më: 9/9/2022, ora 16:07
aksident makina perplas bicikleten 1116x720

Aksident me pasojë një të vdekur në Korçë-Pogradec

Publikuar më: 9/9/2022, ora 16:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një person ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55, pranë fshatit Libonik, Maliq. Mësohet se një makinë tip Ford ka përplasur një 65-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se viktima është  Nazif Sulollari 65 vjeç, ndërsa drejtuesi i makinës është Albert Pura.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.