Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ballkani pa fat, rumunët i marrin një pikë në limite

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 07:47 | Futboll
Ballkani pa fat, rumunët i marrin një pikë në limite

Ballkani debutoi me një barazim në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Conference League. Dardanët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj rumunëve të Kluzh megjithatë paraqitja e skuadrës së Ilir Dajës ishte për t’u vlerësuar, Ballkani e nisi Conference League me një ndeshje të barabartë.

45 minutat e para përfunduan pa gola. Raste pati nga të dyja palët, por pa arritur dot te konkretizimi. Ekipi i Ilir Dajës provoi të zgjidhte ndeshjen me anë të goditjeve nga larg. Rezultati u zhbllokua në minutën e 65-të kur Thaçi do godiste me të djathtën e tij duke lënë në vend portierin kundërshtar. Por festa e dardanëve nuk zgjati deri në fund pasi atëherë kur të gjithë prisnin fërshëllimën finale të arbitrit, miqtë shënuan me Matis dhe mbyllën gjithçka 1-1.

Megjithatë, një paraqitje pozitive ajo e skuadrës shqiptare që ndeshjen e radhës e ka në ceki përballë Slava Pragës e cila gjithashtu barazoi në ndeshjen e parë ndaj ekipit turk të Sivasporit

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu