Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha: Beteja e Ramës me katet është licencë për trafikantët e drogës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 11:51 | Politikë
Berisha: Beteja e Ramës me katet është licencë për

Nga Shkodra, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi aksionin e qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.

Ai u shpreh se “beteja e Ramës me katet”, siç e quajti Berisha, është një licencë për trafikantët e drogës.

“Ka filluar tani betejën me katet. Njeriu që kontrollon gjithçka, në një pikë të vendimit thotë, ai që do të blejë katet shtesë, le t’i blejë. Kjo është licencë për trafikantët e drogës që të blejnë katet shtesë, pasi të ndërtohen.

Trafikantët kanë katet e pallateve si shopping kryesor. Nuk blejnë apartamente ata, blejnë kate.

Shqipëria ka ndërtuesin më të lartë të ndërtimit dhe ka çmimet e treta më të larta në Europë. Lumenjtë e drogës blejnë katet. Ky u hap rrugën këtyre për të blerë katet, se nuk lahen ndryshe paratë. Ky nxjerr Pasaportën e Artë dhe bën amnistinë fiskale për të pastruar paratë dhe falimentuar bizneset e ndershme në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani