Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Berisha në vendin e “kryengritjes së parë antikomuniste”: Edhe sot rrezikojmë sërish diktaturën

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 11:01 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte këtë të premten në Postribë të Shkodrës, ku u përkujtua kryengritja e Postribës, që u cilësua prej tij si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri.

“Është një nder i madh për mua t’u përshëndes përzemërsisht, të përulem me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme përpara luftëtarëve të lirisë të Postribës dhe Shkodrës, që 76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do të instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944”, tha Berisha.

“Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtim i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Dhe unë u rikujtoj ju këtu, u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi seria që komandoi hordhitë partizane në Shkodër dhe veri, Mehmet Shehu, do i shkruante Enver Hoxhës: se në kufirin ushtarak, Shkodrën e vendosëm nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme. Të tillë, pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, banorët e Postribës dhe veriut në tërësi”.

https://youtu.be/fhqkWRR5Gaw

Berisha tha se sot, 76 vite më pas, Shqipëria është në një rrezik të madh për vendosjen sërish të sistemit njëpartiak, sipas tij. “Sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, e pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral, që nuk ka nder, që nuk ka asgjë, që vjedh e plaçkit qytetarët shqiptarë çdo ditë. Ky është Edi Rama. Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, për t’i shfrytëzuar, për t’i vjedhur më shumë. Çfarë bëri me Covid-19? Nxori tanket, nga ana tjetër vidhte çdo ditë, ndaj edhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell. Çfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë, qytetarët i mashtron me thërrime”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë