Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Britania e Madhe në zi, homazhe dhe ceremoni në nder të Mbretëreshës Elizabeth II

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 16:16 | Bota
Britania e Madhe në zi, homazhe dhe ceremoni në nder të

Britania e Madhe është një vend në zi, dhe po shënon me homazhe dhe ceremoni humbjen e mbretëreshës së dashur Elizabeta e II. Në mesditë, kambanat ranë në nder të sundimtares më jetëgjatë, në Abacinë e Westminster, Katedralen e Saint Paul dhe Kështjellën Windsor.

Më vonë, në orën 13: 00, 96 të shtëna me top për çdo vit jete të mbretëreshës, u dëgjuan rreth Britanise se Madhe, në Kështjellëme Cardiff, atë të Edinburgut dhe Hillsburgut.

Mbreti Charles i cili e kaloi natën në Kështjellën e Balmoral në Skoci, ku edhe vdiq nëna e tij, u rikthye në Londër të premten dhe pritet të zhvillojë një audiencë me kryeministren Liz Truss.

Më vonë, në 18:00 me orën lokale, mbreti do ti drejtohet popullit me fjalimin e tij të parë televiziv si kreu i shtetit. Po ashtu, gjatë pasdites do të mbahet një ceremoni përkujtimore në prani të kryeministres dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. 

Parlamenti britanik u mblodh më herët për t’i bërë homazh monarkes së ndjerë. Pas 1 minute heshtje seanca u çel nga kryetari i parlamentit Lindsay Hoyle, i cili tha se Elizabeta ishte monarkja më e devotshme.

Sakaq, kryeministrja Truss e cilësoi mbretëreshën si udhëheqësen më të madhe që ka njohur bota.

 “Zoti kryetar, që prej lajmit shokues të mbrëmjes së kaluar, ne kemi dëshmuar pikëllimin më të ndjerë për humbjen e shkëlqesisë, Mbretëreshës. Turma njerëzish janë mbledhur. Flamujt janë ulur në gjysmështizë. Mesazhe ngushëllimi janë dërguar nga çdo kontinent i botës. Shkëlqesia e saj, Mbretëresha Elizabet e Dutë, ishte një nga udhëheqësit më të mirë që bota ka njohur ndonjëherë. Ajo ishte gurthemeli mbi të cilin u ndërtua Britania moderne. Ajo mori fronin në moshën 25-vjeçare, në një vend që po dilte nga hija e luftës. Ajo la trashëgim kombin modern dhe dinamik që është rritur dhe ka lulëzuar nën sundimin e saj. Mbretëria e Bashkuar është vendi i madh që është sot falë saj. Commonwealth është familja e kombeve që është sot falë saj. Ajo ishte e përkushtuar ndaj Bashkimit të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut. Ajo u shërbeu 15 vendeve si kryetare shteti dhe I donte të gjitha ato.”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani