Grabiti 140 milionë euro, lirohet kinezi i arrestuar në Shqipëri

Publikuar më: 9/9/2022, ora 18:13
paraburgimi

Grabiti 140 milionë euro, lirohet kinezi i arrestuar në Shqipëri

Publikuar më: 9/9/2022, ora 18:13

Gjykata e Tiranës liron nga masa e sigurisë “arrest në burg” shtetasin kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Shqipëri në korrik, për llogari të drejtësisë kineze.

Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti ndërkombëtar për grabitjen e gati 140 milionë eurove.

Lirimi i tij në masën “arrest në shtëpi” është bërë bazuar në një akt ekspertimi mjekësor, sipas të cilit, qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën.

Shtetasi kinez ka një problem në tru që nuk mund të trajtohet në kushtet e paraburgimit, por kërkon “mjekim intensiv nga specialistët e fushës”.