Këshilli Europian zyrtarizon pezullimin e marrëveshjes së vizave me Rusinë

Publikuar më: 9/9/2022, ora 11:40
russia viza 1280x720

Këshilli Europian zyrtarizon pezullimin e marrëveshjes së vizave me Rusinë

Publikuar më: 9/9/2022, ora 11:40

Këshilli Europian ka miratuar vendimin për pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave për shtetasit rusë.

Vendimi për të pezulluar lëshimin e vizave për shtetasit rus, u mor fillimisht në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Pragë në fund të gushtit, por miratimi i sotëm e zyrtarizon atë.

Masat, që pritet të hyjnë në fuqi më 12 shtator, parashikojnë ashpërsimin e dukshëm të masave për lëshimin e vizave për rusët.

Më në detaj, taksa që paguhet gjatë aplikimit shkon nga 35 në 80 euro, shtohen ndjeshëm dokumentet që kërkohen në aplikim, dhe si pasojë zgjatet koha për dhënien e vizave, duke e bërë pothuajse të pamundur, veçanërisht për vizat me hyrje-dalje të shumëfishta.

“Lehtësimin e vizave e bëjmë me vende me të cilët kemi një besim dhe vlera të përbashkëta. Me agresionin e pajustifikuar ndaj Ukrainës, Rusia e ka thyer këtë besim dhe ka shkelur mbi këto vlera”, ka deklaruar Vit Rakusan, ministri i Brendshëm çek, vend që mban presidencën e Këshillit të BE-së.

Vendimi vjen pasi dy ditë më parë, një iniciativë të ngjashme, por edhe më strikte erdhi nga katër vende fqinje të Rusisë, ish-republikat sovjetike të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, si dhe Polonia.