Mësojnë vdekjen e Elisabeth, stadiumi këndon për herë të fundit “God Save the Queen”

Publikuar më: 9/9/2022, ora 08:45

Mësojnë vdekjen e Elisabeth, stadiumi këndon për herë të fundit “God Save the Queen”

Publikuar më: 9/9/2022, ora 08:45

Pak minuta pas lajmit që bëri xhiron e botës, vdekja në moshën 96-vjeçare e mbretëreshës Elisabeth II, në Londër luhej ndeshja e vlefshme për Europa League midis anglezëve të West Ham dhe rumunëve të Steauas së Bukureshtit.

Vdekja e simbolit të Britanisë së Madhe në 7 dekadat e fundit ka tronditur opinionin publik anglez, dhe nuk bëjnë përjashtim as 33 mijë tifozët që ishin mbledhur për të mbështetur ekipin, që më pas fitoi 3-1.  

Për të nderuar monarken jetëgjatë, Elisabeth, i gjithë stadiumi këndon në mënyrë spontane himnin ikonik “God Save The Queen”, ndoshta për herë të fundit.

Me mbërritjen zyrtare në fron të djalit të Elisabeth, që do të marrë emrin Charles III, himni do të ndryshojë në “God Save the King”.