Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Publikuar më: 9/9/2022, ora 13:46
Perkeqesohet moti pezullohet lundrimi i trageteve varkave dhe mjeteve te peshkimit 1280x720

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Publikuar më: 9/9/2022, ora 13:46

Autoriteti portual i Vlorës ka bërë të ditur se janë pezulluar lundrimet e mjeteve të vogla lundruese, si pasojë e parashikimeve për mot të keq.

Mësohet se është pezulluar edhe lundrimi i anijeve të peshkimit, ndërsa anijet turistike me mbi 12 persona janë pezulluar të shkojnë në ishullin e Sazanit, ndërsa lejohet të shkojnë vetëm në Karaburun.

Ndërkohë, nuk është pezulluar lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar.