“Paqe” mes Teutës dhe Kukësit

Publikuar më: 9/9/2022, ora 20:32
teuta kukesi 1280x720

“Paqe” mes Teutës dhe Kukësit

Publikuar më: 9/9/2022, ora 20:32

Ndeshja Teuta-Kukësi hapi javën e katërt të Kategorisë Superiore, në një sfidë që u mbyll në barazim pa gola. Në “Niko Dovana”, si vendasit, ashtu edhe verilindorët, nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës, duke e mbyllur gjithçka me rezultatin 0-0.

Kukësi e luajti të gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi fundin e pjesës së parë Ferreira doli me karton të kuq.

Trajneri i ri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në debutimin në stolin e durrsakëve, nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik për të marrë pikë të plota.

Pas këtij rezultati, Teuta vijon të qëndrojë në vendin e nëntë, me 3 pikë, teksa Kukësi renditet në vend të fundit, me vetëm 2 pikë.