Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Paralajmërimi i Putinit për Evropën

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 20:19 | Bota
Paralajmërimi i Putinit për Evropën

Gazi është bërë një nga protagonistët kryesorë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi duke pasur parasysh kufizimet e vendosura nga Evropa ndaj Moskës, ai është aseti më i fuqishëm me të cilin mund të “luajnë” rusët. Dhe, në këtë linjë, Vladimir Putin ka lëshuar paralajmërimin e tij të fundit.

Vendimi i Brukselit dhe i anëtarëve të G7 për të vendosur çmimet tavan të gazit dhe naftës nuk ka kënaqur Presidentin rus,  i cili ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin nëse e zbatojnë këtë vendim.

“Ka detyrime kontraktuale dhe nëse merren vendime politike që kundërshtojnë kontratat, ne nuk do t'i përmbushim ato”, tha Presidenti gjatë fjalimit të tij në Forumin e VII Ekonomik Lindor në Vladivostok.

Këto deklarata vijnë në të njëjtën ditë kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka ripërsëritur mendimin e saj për aplikimin e një çmimi tavan për gazin në kufijtë e Bashkimit, një vendim që Putin e ka cilësuar si “idiot”.

Ky nuk ka qenë i vetmi paralajmërim i lëshuar nga Presidenti rus gjatë fjalimit të tij në forum. Një tjetër përfshin shkeljen e një pjese të marrëveshjes së vetme të arritur midis dy vendeve që nga fillimi i konfliktit. Bëhet fjalë për paktin që Rusia, Turqia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara kanë arritur për eksportin e drithit.

“Ndoshta duhet të mendojmë se si të kufizojmë eksportin e drithërave dhe ushqimeve të tjera”, tha Putin gjatë fjalimit të tij. Megjithatë, Putin ka treguar se do të konsultohet me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan: “Në fund të fundit, ishim unë dhe ai që krijuam një mekanizëm për eksportin e grurit ukrainas”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani