Protesta e 13 shtatorit, Braimllari: Jo presion ndaj SPAK, koalicioni me PD, pas konventës

Publikuar më: 9/9/2022, ora 15:15

Protesta e 13 shtatorit, Braimllari: Jo presion ndaj SPAK, koalicioni me PD, pas konventës

Publikuar më: 9/9/2022, ora 15:15

Protesta e 13 shtatorit pranë inceneratorit të Tiranës do të shënojë vetëm fillimin e aksionit opozitar të Partisë së Lirisë. Sipas Endrit Braimllarit, protesta “do të pasohet nga të tjera, ky është vetë fillimi”.

Sekretari organizativ i PL nuk e quan presion ndaj SPAK tubimin e së martës së ardhshme, ndonëse e kishte një thirrje për institucionet e drejtësisë. 

“Nuk është presion ndaj SPAK, por hetimet nuk mund të zgjasin pafund”, thotë ai për A2 CNN.  

Braimllari pohoi se ka koordinim me Partinë Demokratike për organizimin e protestës, ndërsa koalicioni mes dy forcave kryesore të opozitës tha se do të zyrtarizohet pas mbledhjes së konventës kombëtare të Partisë së Lirisë.

Konventa kombëtare e Partisë së Lirisë, pritet të mblidhet në mesin e muajit tetor.