
Kryeministri Edi Rama pranon se një pjesë e shkollave në Tiranë ende nuk plotësojnë standartet për shkak të mësimit me turne.
Por, për Edi Ramën, kjo është pasojë e punës së dobët të paraardhësve të tij demokratë.
Gjatë dorëzimit të shkollës se re “Andrea Stefani” për komunitetin e Astirit dhe Laprakës, kryeministri iu kthye çështjes më te diskutuar në këtë periudhë, krizës energjitike. Rama kërkoi edhe nga shkollat që të kursejnë energjinë, si e vetmja formë që mund të na shpëtojë aktualisht nga rritja e çmimit.
Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, foli për një vit më të mirë shkollor me shtimin e mësuesve ndihmës, punonjësve socialë, oficerëve të sigurisë, kurrikulave të reja dhe vëmendjes së shtuar ndaj sportit. (A2 Televizion)