Tentativa e trafikimit të 1 tonë kanabis në Greqi, Apeli lë në fuqi dënimin e Bashkim Muratajt

Publikuar më: 9/9/2022, ora 16:11
MB MURATAJ APELI frame 444 1280x720

Tentativa e trafikimit të 1 tonë kanabis në Greqi, Apeli lë në fuqi dënimin e Bashkim Muratajt

Publikuar më: 9/9/2022, ora 16:11

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar dënimin me 10vjet e 8 muaj burg dhënë nga Shkalla e Parë për Bashkim Murataj, i dyshuar se drejtues i një grupi kriminal të trafikut të drogës. Vendimi në Apel u shpall nga një treshe gjyqtarësh të përbërë nga Igerta Hysi, Engert Pëllumbi dhe Lutfije Celami.

Murataj u fajësua për “trafik të narkotikëve”, mbetur në tentativë dhe “grup të strukturuar kriminal”. Episodi i përpjekjes së një sasie prej 1 ton kanabis drejt Greqisë u regjistrua në shkurt të vitit 2019. Sipas SPAK, nën drejtimin e Muratajt tre persona të tjerë u tentuan të kalonin 104 tha se me kanabis, me peshë 1074.2 kg në total në Greqi përmes pikë kalimit të Kapshticës. Dosja ndaj tyre u dërgua për gjykim në maj të vitit 2020, ndësa Murataj u gjykua i veçuar, pasi ai u arrestua në gusht të vitit pasardhës.